Arkimed Lushaj, ose i njohur nga publiku si Stresi, ditën e djeshme u la në gjendje të lirë pas një urdhëri nga gjykata. Reperi i famshëm kaloi 8 muaj në qeli, pasi u arrestua nga policia në tetor të vitit të kaluar. Pas daljes nga burgu, Stresi është pritur me brohorima dhe festë nga familjarët dhe të gjithë fansat e tij. Ky ka qenë një moment i veçantë për reperin, pasi sot ai feston dhe ditëlindjen dhe nuk kishte dhuratë më të bukur se kjo për të festuar 32-vjetorin. Stresi ka publikuar në ‘Instagram’ në video që është shkëputur nga momenti i lirisë së tij dhe përkrah saj ka shkruar disa fjalë emocionuese.
https://www.instagram.com/p/BytMuqDHtS5/
“Nuk thyhem para sfidave çfarëdo qofshin ato dhe sot në orën 00:00 me familjen time, miqtë dhe të afërmit ditëlindjen time e ndaj me ju, sepse ju më ishit pranë gjithmonë në kohë të mira e të vështira. Dhurata më e mirë që mora për ditëlindje ishte liria. I juaji Arkimed Lushaj (Stresi)”, ka shkruar reperi. Menjëherë pas këtij postimi Stresi ka marrë mesazhe të shumta urimi nga fansat, familjarët dhe partnerja e tij Keisi.