• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sot feston 5-vjetorin e martesës, Kim zbulon disa prapaskena nga dasma me Kanye West

Kim Kardashian ka ditur gjithmonë si t’i bëjë sytë e të gjithë ndjekësve të saj të kthehen nga ajo. Së fundmi miliarderja dhe partneri i saj, Kanye West, kanë udhëtuar drejt Italisë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë për të festuar 5-vjetorin e martesës ditën e sotme.

Kim ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale disa nga momentet e përgatitjeve të dasmës në muajin maj të vitit 2014. “Një pjesë e vogël pas skene nga dasma jonë 5 vite më parë”,- ka shkruar 38-vjeçarja në postimin e saj së bashku me fotot.

Menjëherë në adresën e saj kanë mbërritur komente nga më të ndryshmet nga të gjithë fansat, të cilët kanë komentuar çdo moment të dyshes gjatë ceremonisë./revistawho.com