• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sot feston 10-vjetorin e martesës, Blerina Bombaj i befason të gjithë me detajin surprizues

Blerina Bombaj ka festuar ditën e sotme 10 vjetorin e martesës ndryshe nga çdo njeri tjetër. Dietologia ka ndarë me të gjithë ndjekësit një foto ku duket se ndodhet në kuzhinë duke gatuar dhe ka treguar një detaj që i ka çuditur jo pak ndjekësit e saj. “Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj. Kështuqë preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre. Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”, ka shkruar Bombaj në foton ku dallohet se është duke gatuar. Ndryshe nga çdo personazh tjetër i njohur, Blerina ka zgjedhur të tregohet mjaft e sinqertë me postimin e saj, ndaj dhe komentet të cilat e komplimentonin për këtë gjë ishin të shumta.

Bombaj publikon herë pas here momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, megjithatë kjo e fundit tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve për shkak të sinqeritetit të treguar./revistawho.com