• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sophie Turner kopjon Taylor Swift, vishet njësoj si ish e dashura e partnerit

Së fundmi Joe Jonas festoi 30-vjetorin e lindjes në një festë të madhe me miqtë dhe të afërmit e tij. Në ditëlindjen e këngëtarit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve bashkëshortja e tij, Sophie Turner. Ajo kishte veshur një fustan mbrëmjesh nga Alexandre Vauthier, i cili dukej shumë bukur në trupin e saj.

Por përveç kësaj të gjithë vunë re lehtësisht se ajo kishte zgjedhur të njëjtin fustan që ish e dashura e Joe, Taylor Swift, veshi në eventin e “Vanity Fair Oscars” në vitin 2016-të. Fustani i zi me një ‘choker’ në ngjyrë floriri ishte identik me atë të këngëtares së njohur, ndaj të gjithë menduan se Sophie ishte inspiruar nga Taylor.

Pavarësisht se të tilla komente nuk kanë munguar, Turner duket se nuk është prekur fare dhe as nuk dëshiron të reagojë në lidhje me këtë gjë. Ajo e ka shijuar në maksimum ditëlindjen e partnerit të saj dhe të dy janë shfaqur shumë të lumtur gjatë gjithë mbrëmjes. Festa e ditëlindjes së Joe kishte si tematikë James Bond dhe të gjithë e ndoqën me përpikëri kodin e veshjes. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE