Sonte në orën 02.00, e diel 27 mars, akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit
Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji./lajmi.net