• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Soni Malaj zbulon momentin më të sikletshëm gjatë recitalit: Duhet të bëja çdo gjë, por jo të ndaloja

Disa ditë më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Soni Malaj mbajti një koncert recital në amfiteatrin e Tiranës, ku performoi disa prej projekteve të fundit muzikore që ka sjellë, por dhe baladat tepër të njohura nga repertori i saj. Ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Trokit’ me Ermal Peçin, Malaj ka rrëfyer disa nga emocionet e recitalit, përgatitjeve të tij, por dhe një nga momentet më të sikletshme gjatë tij.

Ajo rrëfeu se gjatë një momenti kur topa shkume nisën të mbushnin skenën, e penguan të këndonte. “Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti, ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja: “Oh zot”. Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo të ndaloj. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse po e këndonte këngën në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje e kam një video në ‘Instagram’ ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni, imagjino”, tregoi Malaj në intervistën e saj lidhur me recitalin e mbajtur.

Kujtojmë se Soni dhuroi performanca unike në datën 1 maj, të cilat bënë që i gjithë publiku të ngrihej në këmbë dhe të kërcente së bashku me këngëtaren./revistawho.com

CLOSE
CLOSE