• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sofia Vergara i kërkon 15 milion $ kompanisë së bukurisë

Sofia Vergara ka paditur kompaninë e bukurisë “Venus Concept” në gjykatën e Los Angeles, pasi ajo ka vendosur të përdorë imazhin e saj nëpër reklama të ndryshme pa lejën e aktores.

Sipas dokumentave të dërguara në gjykatë, aktorja 43-vjeçare pretendon gjithashtu se “Venus Concept” ka përdorur emrin e saj për të promovuar trajtime të ndryshme për fytyrën, të cilat i ka përdorur në 2014.

Sofia Vergara kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh nga kompania e bukurisë që ka përdorur imazhin e saj.

sofia-vergara-435