• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sofia Richie i ka të qarta planet për muajt e verës, nuk dëshiron të pushojë vetëm me Scott Disick

Sofia Richie dhe Kourtney Kardashian festuan disa ditë më parë ditëlindjen e 36-të të Scott Disick. Megjithatë duket se modelja 20-vjeçare po përgatitet për të kaluar disa pushime të tjera vetëm me partnerin e saj. Burime për ‘Hollywoolife’ kanë zbuluar se Richie dëshiron të kalojë disa muaj pushimi jo vetëm me Scott, por dhe shoqërinë e saj në ‘The Hamptons’. Gjatë muajve të nxehtë pritet që 36-vjeçari të merret gjithashtu me xhirimet e spektaklit të tij ‘Flip It Like Disick’.

Sofia është shprehur se përveç dëshirës për të qëndruar bashkë, është mirë që secili të kalojë kohë larg njëri-tjetrit.

Kujtojmë se marrëdhënia e dy personazheve është komentuar shpesh herë nga fansat e tyre, megjithatë ata kanë preferuar mos t’i përgjigjen askujt./revistawho.com