• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sipas shenjave Kate Middleton është shtatzënë për herë të katërt

Kate Middleton është nënë e tre fëmijëve, por së shpejti mund të deklarojë se është shtatzënë për herë të katërt. Ekspertja e familjes mbretërore Santos Lopez thotë se ka dy shenja që tregojnë qartë se dukesha është në pritje të ëmbël. “Po të shikoni fotot e fundit flokët e Kate duken ndryshe. Ndoshta fije ose një ngjyrë e re, nuk e dimë akoma, por duket shumë më i ndriçuar. Çdo herë që Dukesha e Cambridge ndryshon pamjen e saj, ajo njofton se është shtatzënë brenda pak ditëve”, ka thënë ekspertja. Më pas Santos ka shtuar se agjenda e Kate është mbyllur dhe se ajo do të pushojë për pak kohë, gjë që mund të thotë se është në pritje të ëmbël. Në fillim të këtij muaji dukesha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur përcolli fëmijët në shkollë, sepse kishte prerë flokët dhe ngjyra e tyre dukej ndryshe nga më parë.

Më herët në 2013 dhe 2017 kur ishte shtatzënë me djemtë e saj, Kate u shfaq me një ‘look’ tjetër dhe më vonë ajo njoftoi se ishte duke pritur një fëmijë. Megjithatë ende nuk dihet asgjë me siguri dhe pritet që nga momenti në moment të ketë një reagim nga familja mbretërore për lajmin e shtatzënisë së Kate. /revistawho.com