• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sipas raportimeve, Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin

Siç është bërë e ditur nga mediat e huaja, Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre pas 4 vitesh. Teksa Irina po shijon momentin e saj si një nënë beqare me foto në ‘Instagram’, Bradley nga ana tjetër po shijon marrëdhënien e tij me Lady Gaga-n. Sipas raportimeve të ‘People’, ishte pikërisht filmi ‘Shallow’ ai që ndikoi në lidhjen e Bradley dhe Irina-s dhe mesa duket, Lady Gaga dhe aktori kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe në jetën reale. ‘People’ shkruan se të gjithë fansat kishin të drejtë për kiminë e dy protagonistëve dhe ndoshta kjo ‘gjë’ mund të kthehet në një romancë. Nëse kjo ndodh, me siguri dyshja do e mbajë atë sa më larg mediave dhe rrjeteve sociale./revistawho.com