• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Silva Gunbardhi ndan me të gjithë historitë prekëse me fëmijët e braktisur

Këngëtarja Silva Gunbardhi ka qenë e ftuara e radhës në ‘Why Not’ mbrëmjen që lamë pas. Ajo u shfaq në emision krah bashkëshortit të saj Dafi Derti. Intervista qe tepër argëtuese dhe plot surpriza. Ndër të tjera vëmendje morën dy histori prekëse që Silva ndau me të gjithë.

“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, mjekët u detyruan ta mbanin në reanimacion derisa t’i zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin tek koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: ‘Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.’ Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin t’i blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra”,-tregoi këngëtarja.

Më tej Silva kujton edhe një episod tjetër prekës me një fëmijë që u gjet në kazanin e plehrave, histori kjo që mori vëmendjen e të gjithëve në kohën e publikimit në media. “Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb”,-e mbylli fjalën ajo. Mëmësia e ka bërë shumë të ndjeshme këngëtaren e njohur, e cila e pranon edhe vetë këtë fakt.

Kujtojmë se Dafi dhe Silva janë prindër të një djali 3 vjeç që quhet Dalvi./revistawho.com