• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si u njoh Eriku me Rominën? Këngëtari zbulon detajet kur pa për herë të parë partneren e tij

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi kurorëzoi disa ditë më parë dashurinë me partneren e tij në martesë. Pasditen e kaluar ai ka zbuluar në emisonin e Rudinës se pas momentit të dasmës vijuan punët e tyre, duke zgjedhur që t’i shijojnë pushimet në dimër.
Eriku pohoi gjithashtu se vendi ku e ka njohur bashkëshorten e tij është banka, pasi aty punon dhe motra e tij e cila para se dyshja të njihej gëzonte shoqëri me Rominën.
“Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Ne kemi gati 2 vite që njihemi. Pasi pyeta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do ma rregullonte, por i thashë nuk është nevoja për shkresë”, tregoi artisti duke qeshur në studio. Më pas ai zbuloi se biseda e parë është bërë në ‘Instagram’ për të vijuar më pas përballë njëri-tjetrit.
Momentalisht çifti është duke kaluar një nga periudhat më të bukura të tyre, fill pas momentit të celebrimit të dashurisë së tyre disavjeçare./revistawho.com