Së fundmi metodat bashkëkohore të përdorura nga dentistët janë mjaft eficiente, por me një kosto të lartë në para, por dhe në shëndetine dhëmbëve, pasiseancat e përsëritura mund të dëmtojnë smaltin.
Por a ka metoda të mira, natyrale dhe të lira për t’i zbardhur dhëmbët në shtëpi.
Një ndër këto mënyra është edhe mbështjellja e dhëmbëve me folie alumini.
Për ta bërë këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve, së pari duhet të bëni një pastë duke e përzier sodën e bukës me kripë dhe ujë. Produktin e fituar e aplikoni në dhëmbë dhe pastaj një shtresë të letrës së aluminit e vendosni mbi pastë.
Dhëmbët duhet të jenë plotësisht të mbuluar me letrën e aluminit dhe atë duhet ta lini ashtu për një orë.
Pastaj, duhet ta hiqni dhe t’i pastroni dhëmbët si zakonisht.
Kjo metodë e zbardhjes së dhëmbëve është krejtësisht e sigurt dhe natyrale, si dhe nuk ka ndonjë efekt anësor.
Për shkak të efiçiencës që e ka, kjo metodë zakonisht rekomandohet edhe nga dentistët.