• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si t’i kaloni mbrëmjet pas Vitit të Ri? Orinda dhe Turi ju sugjerojnë ‘mbledhje’ si këto

 

Mbrëmjet e Vitit të Ri kalohen vetëm në shoqëri të mirë dhe këtë e ka treguar edhe Turjani me Orindën në postimet e tyre në ‘Instagram’. Dyshja ka publikuar secili në llogaritë individuale disa video ku duket se kanë zgjedhur të mblidhen me miqtë në shtëpinë e tyre, për të shijuar muzikën dhe praninë e njëri-tjetrit.

Nga pamjet e publikuara duket se të gjithë të pranishmit kanë zgjedhur të këndojnë bashkë këngë shqiptare e të huaja, disa prej tyre dhe të festave të fundvitit duke krijuar një atmosferë shumë të ngrohtë.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Turi dhe Orinda zgjedhin t’i kalojnë darkat pranë njerëzve të tyre më të dashur në ambientet e shtëpisë. Dyshja ka publikuar edhe më parë momente të ndryshme, ku kanë treguar se mes miqve mund të kalojnë edhe më bukur./revistawho.com