• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla, Lajme, Si të ... ?

Si t’i drejtoni flokët me pak qumësht

Shmangni përdorimin e pjasterit apo kimikateve që përdorni për drejtimin e flokëve sepse ata do ti dëmtojnë ato me kalimin e kohës. Në vend të tyre, ka mënyra të shëndetshme alternative të cilat ju mund ti rregulloni ato në stilin që ju dëshironi. Floku i drejt është elegant, i bukur dhe i përshtatshëm për çdo kohë.
Problemi është se nuk mund të përdorni gjatë gjithë kohës pjaster apo forma të tjera të dëmshme për t’i drejtuar ato. Fatmirësisht, ekzistojnë disa mënyra që inkurajojnë flokët tuaj të qëndrojnë sa më të natyrshme pa përdorur ngrohje apo kimikate.
Mbase nuk do të keni flokë të drejtë si me pjaster, por të paktën do të keni flokë të shëndetshëm që janë pak a shumë si të drejtuar dhe me volum.
Ju sugjerojmë disa maska natyrale për këtë, të cilat kanë si bazë përgjithësisht qumështin.
1.Miksoni një filxhan qumësht me 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në flokët tuaj dhe lëreni të veprojë për një orë. Lajini më pas si normalisht dhe krihini më shumë se zakonisht.
2. Ju duhen 2 gota qumësht dhe 1 vezë për t’i përzier. Vendoseni në flokë masën e krijuar, shtrydhini flokët dhe mbështillini më pas me një qese apo kapuç plastik për rreth 30 minuta. Lajini dhe krihini me një krëhër të butë në formë furçe nëse ju gjendet.
3. Një maskë që mund ta përdorni për 2 muaj rresht nga dy herë në javë për të çlodhur dhe rregulluar flokët tuaj. Ju nevojitet 1 filxhan qumësh kokosi, 6 lugë çaji lëng limoni, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 3 lugë gjelle miell misri. Shtojini të gjithë përbërësit në një tenxhere të vogël dhe përziejini në një temperaturë të ulët. Lëreni të ftohet dhe më pas aplikojeni në flokë.
Do të shihni që nëse i aplikoni këto maska herë pas here në flokët tuaj, ata do të jenë gjithmonë të drejta dhe të shëndetshme.