• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Si sillet Ermal Mamaqi në shtëpi? Ami zbulon të metën e tij më të madhe

Mbrëmjen e sotme Amarda Toska ishte e ftuara speciale e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Në një intervistë përballë fëmijëve, ajo nuk mundi t’i shpëtonte disa pyetjeve për jetën private, sidomos në lidhje me Ermalin. Duke qenë se e njohim vetëm nga ekrani, të gjithë janë të interesuar të dinë se si sillet Ermali në shtëpi. Ami ka zbuluar se ai ka vetëm një të metë, të cilën nuk ja pëlqen aspak.

Ajo ka treguar se Ermali lë çdo gjë hapur në shtëpi, duke filluar nga dritat, sirtarët apo pastën e dhëmbëve. Ami tha se ai do dikë që t’i rrijë gjithmonë nga mbrapa, sepse është shumë i rrëmujshëm. Ajo ka shtuar se ai është edhe shumë nevrik, sepse kërkon që gjërat të bëhen siç duhet në punë. Por nga ana tjetër Ami ka zbuluar se partneri i saj është shumë romantik dhe duke qenë se është dashuria më e madhe e saj të metat zbehen. Kujtojmë se çifti i njohur i ekranit janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE