• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Si rrallëherë, këngëtari shqiptar bën dedikimin e veçantë ndaj bashkëshortes

Labinot Tahiri është një personazh shumë i njohur i showbiz-it shqiptar, i cili kohët e fundit ka filluar të aktivizohet dhe në politikë. Rrjetet e tij sociale janë të mbushura me postime të tilla dhe mundohet që jetën e tij private ta mbajë të tillë, por së fundmi Labinoti ka habitur fansat e tij. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij dhe krahas saj shkruan një dedikim tepër të veçantë. “Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshi Zoti , dhe ti më deshe edhe kur nuk kisha lekë. Prandaj, isha dhe jam shërbëtori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjëherë: edhe kur bëra karrierrë, edhe kur i bëmë pak lekë. Edhe sikurse mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti( HANA) .Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË”, ka shkruar ai. Fansat nuk kanë hezituar të komentojnë dhe të shprehin dashamirësinë e tyre për çiftin. Kujtojmë se, Labi dhe Hana nga martesa e tyre disavjeçare, kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë./revistawho.com