• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si rrallëherë, Ilda Bejleri rrëfen vitet e fëmijërisë dhe zbulon një plan të madh për të ardhmen

Ditën e sotme Ilda Bejleri ishte e ftuar speciale në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”. Moderatorja e njohur sportive ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj, duke nisur nga fëmijëria dhe planet për të ardhmen. Ilda ka treguar se 3 vite nga fëmijëria e saj i ka kaluar në Greqi së bashku me familjen, por më vonë u rikthye sërish në Shqipëri, me kërkesë të gjyshes së saj. Bejleri tha se vitet në shtetin fqinj kanë qenë të vështira, sepse andej nuk mund të tregonte se ishte shqiptare. Megjithatë ajo vazhdon t’i mbajë mend ende sot e kësaj dite ato vite.

Përveç punës së saj si moderatore, Ilda tha se shumë shpejt do të hapë dhe një biznes. Ajo nuk e ka zbuluar se çfarë do të jetë konkretisht, por ka treguar se do të ketë lidhje me fushën e bukurisë. Një pjesë e madhe e vajzave të njohura kanë zgjedhur të njëjtën rrugë dhe duket se dhe Ilda i ka kuptuar benefitet e biznesit. Kujtojmë se moderatorja shqiptare prej vitesh drejton disa nga emisionet sportive më të suksesshme në “Digitalb”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE