• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si rrallëherë, Genc Prelvukaj bën dedikimin e veçantë për Enin: Një jetë është pak me ty

Disa muaj më parë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi vendosën të pranonin për të gjithë publikun se dyshja ishte në një lidhje prej disa kohësh. Ndonëse ata të dy kanë sjellë disa projekte muzikore me njëri-tjetrin, nuk kanë deklaruar asnjëherë se ndonjë prej tyre ishte një dedikim për dashurinë. Së fundmi ka qenë Genci, i cili me anë të një postimi në ‘Instagram’, ka zbuluar se kënga që solli në muajin janar me titull ‘Ylli e Hana’, është një dedikim për të dashurën e tij, Enin.

“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet, ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra ta përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”, ka shkruar Prelvukaj bashkangjitur fotos së Enit, ku nuk ka munguar dhe komenti i saj, i cili tregonte emocionin që ka ndjerë teksa ka lexuar këto fjalë.

Kujtojmë se dy këngëtarët vendosnin të shfaqeshin për herë të parë publikisht bashkë në festën ‘Op Labi Part’, ku i pyetur për marrëdhënien me Koçin, Genci u përgjigj: “Po është e vërtetë”./revistawho.com