• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si reagoi Kim Kardashian kur zbuloi sëmundjen e ‘Lupus’?

Miliarderja e njohur, Kim Kardashian ka qenë së fundmi e ftuar në ‘show-n’ amerikan ‘Today’ për të folur rreth sëmundjes me të cilën ajo u diagnostikua. Gjatë intervistës 38-vjeçarja ka zbuluar se e përjetoi shumë keq momentin kur zbuloi nga se vuante, duke shtuar se ra në depresion. Kim tha po ashtu se vazhdonte të bënte analiza të njëpasnjëshme duke shpresuar se përgjigja e tyre ishte gabim.
Megjithatë pas këtij momenti ajo arriti të qetësohet duke u munduar ta stabilizojë gjendjen e saj. Kardashian tregoi se çdo gjë tashmë është nën kontroll dhe se shumë shpejt do të nisë të marrë medikamentet e duhura. Familja ‘Kardashian-Jenner’ e zbuluan të gjithë momentin delikatë edhe në premierën e sezonit të ri të ‘Keepinng Up With The Kardashians’./revistawho.com