• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Si një afrikane e vërtetë, Kida ndryshon ‘look’ dhe tani pothuajse nuk njihet

Është vetëm 21-vjeç, por Kida është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në fillimet e para të karrierës së saj, ajo ia ka dalë të marrë mbështetjen e të gjithë adhurusve të stilit të saj muzikor dhe e gjitha kjo për shkak të talentit të saj. Përveç muzikës, Kida mundohet që të jetë pranë fansave të saj edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shpeshherë publikon momente nga jeta e saj private. Së fundmi, nëpërmjet një fotoje, ajo ka zbuluar ndryshimin më të ri në pamje. Ajo e ka mbushur kokën me gërsheta të stilit afrikan, duke i shtuar kështu dhe disa fije bjonde. Kidën jemi mësuar ta shohim gjithmonë brune, pavarësisht se me modelin e flokëve ka guxuar gjithmonë. Dhe njëherë, duket se ky ndryshim është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat dhe kolegët e saj. Kujtojmë se Kida solli një hit të ri veror, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, i cili që në ditët e para të publikimit dëgjohet në çdo vend publik./revistawho.com

View this post on Instagram

Africana😜 @vesagashi_mua @gurigashi 📸💛

A post shared by KIDA (@kida) on