• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si ka qenë ky rrugëtim artistik për Sonin? Këngëtarja zgjedh fjalët më të veçanta në ditën e lindjes së saj

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj mes njerëzve më të dashur të saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se kësaj here ky moment i veçantë e ka gjetur në punë.

“Ditëlindja sot më gjeti në ‘punë’, në atë ambient ku krijohet arti muzikor me miq të dashur, që më kanë qëndruar pranë që kur kam qenë në fillesat e mija artistike, ku kryesorja ishte muzika, talenti dhe puna e palodhshme. Pas artit të bukur, të cilin e zgjodha si pasqyrë të shpirtit tim, pashë anët e errëta, zhgënjimet, dëshpërimet, lotët, por në fakt kuptova që ky ishte rrugëtimi i drejtë artistik, pa kompromise. Ju falënderoj miq, kolegë, dashamirës të muzikës sime, fansa për urimet e përzemërta. Zoti më dhënë forcë dhe shëndet për t’iu sjellë gjëra sa më të bukura. Ju dua”, ka shkruar artistja krah postimit të saj më të fundit ku shfaqet në studio teksa ka fikur qirinjtë e ditëlindjes. Miqtë e saj janë kujdesur ta surprizojnë duke i kënduar së bashku këngën e ditëlindjes.

Menjëherë pas këtij momenti në llogarinë e Sonit kanë mbërritur urime të ndryshme nga fansat e saj, të cilët e kanë uruar përzemërsisht për ditën e sotme. Kujtojmë se prej kohësh Malaj është mjaft aktive në llogarinë në ‘Instagram’ ku përgjithësisht ndan momente nga përditshmëria dhe rutina e saj mjaft sportive./revistawho.com