• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si është të kesh një fëmijë të vogël në udhëtim? Gjiko e shpjegon më së miri

Gjiko dhe Elita kanë zgjedhur që këtë Shën Valentin ta festojnë në qytetin e dashurisë. Dyshja ka udhëtuar në Verona të Italisë së bashku me djalin e tyre të vogël, Zëri. Pavarësisht gjithë vendeve që çifti ka vizituar, duket se prioriteti kryesor ka qenë në çdo moment Zëri, i cili është ende duke u rritur.

Në postimin e fundit në ‘Instagram’, Gjiko ka treguar pak më shumë nga ky udhëtim duke pohuar se vitin e ardhshëm do të marrë një dado me vete.

“Faleminderit Zëri që nuk po më lë t’i jap dashuri bashkëshortes sime për Shën Valentin. Vitin tjetër me dado qoftë kismet. Dashuria do të thotë familje dhe familja do të thotë dashuri. Ju dua”, ka shkruar reperi krah fotove më të fundit në ‘Instagram’.

Gjiko ka dalluar gjithmonë për transparencën e tij dhe humorin që e shoqëron në çdo moment, njëjtë si në këtë postim./revistawho.com