• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si është pasditja për Xhemin dhe Arbanën? Moderatoret ndajnë me të gjithë momentet më ‘funny’ në shtëpi

Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë treguar herë pas here edhe me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se shumicën e kohës janë krah njëra-tjetrës. Pasditen e sotme ato e kanë kaluar bashkë me fëmijët e tyre në shtëpi në një dhomë plot me lodra.
“Futu dhe ti teta Pana”, shkruan Arbana në foton ku dallohet se moderatorja është duke u argëtuar me fëmijët. Ndërsa në foton tjetër duket se dy mikeshat janë duke qeshur nga situata në të cilën ndodhen.
“Dil që aty teta Pana se e theve”, shkruan Shehu krah fotos tjetër të publikuar në ‘Instagram’. Ashtu si çdo herë tjetër vajzat i kanë shoqëruar momentet bashkë me disa foto. Kujtojmë se krah kohës me fëmijët, Arbana ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale për shkak të publikimit të librit të saj më të fundit për gatime ‘Receta për 5 minuta’./revistawho.com