Ka filluar një vit të furishëm moderatorja e “Studio e Hapur” në “News 24”, Eni Vasili. E njohur për eksperiencën e saj, si dhe e papërfolur si një përkrahëse apo kundërshtare e ndonjë force të caktuar politike, studioja e Vasilit është shpesh streha e vetme që gjejnë politikanët, studio ku ata as nuk “masakrohen” dhe as nuk “përkëdhelen”.
Këtë sezon të ri televiziv, Eni e ka nisur me dy nga figurat më të rëndësishme në vend, intervistë me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, i pasuar një javë më pas nga Kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, gazetarja e njohur është këtë muaj në kopertinën e revistës “Elegancë” me një intervistë të gjatë, ku flet për punën dhe jetën private, e shoqëruar me një set fotosh, ku looku është pak i pazakontë për sytë tanë, të mësuar tashmë me imazhin formal të një studioje televizive. Puthja e dorës së moderatores së njohur nga ana Ramës dhe disa detaje të tjera në prapakuinta, por edhe mendimi i Vasilit për politikanët shqiptarë do të trajtohen në këtë intervistë…
Të martën që lamë pas ju kishit një intervistë me Kryeministrin Rama, aty ai dukej disi më i relaksuar në krahasim me intervistat e mëparshme ku vihej re tensioni dhe nervozizmi. Si mendoni, ishte merita e pushimeve në Miami apo e moderatores?
Nuk mendoj që Kryeministri ishte i relaksuar, për sa kohë patëm 120 minuta të tensionuara të një interviste, ku z.Rama pranoi të fliste edhe për çështje që i prekte për herë të parë. Disa minuta përpara intervistës, unë dhe shefi i qeverisë bëmë një pakt që të respektonim mendimin e njëritjetrit deri në artikulimin e plotë të tij, pa bërë debate ose replika si qëllim në vetvete apo për të bërë thjesht show, por në funksion të përmbajtjes dhe synimit të informimit e sqarimit të publikut. Mendoj që në disa pasazhe ia arritëm, në disa të tjerë jo, por ishte një hap i parë drejt një lloji interviste që i shërben më tepër publikut, sesa matjes së audiencës. Fakti që Kryeministri e pranoi këtë pakt dhe e respektoi deri diku, mendoj që ka si shkak një sërë kritikash që i janë bërë nga faktorë të ndryshëm mediatikë, ose jo, për mënyrën si performon në studiot televizive e sidomos në intervistat e formateve të emisioneve politike. Mbi qasjen e Kryeministrit në disa raste të tensionuar deri në arrogancë ndaj pyetjeve dhe vetë gazetarëve që drejtojnë këto emisione, janë bërë disa shkrime dhe editoriale. Kujtoj që gjatë intervistës pararendëse me Kryeministrin, në përgjigje të insisdarkën e fundvitit me median, ku në ndryshim nga një vit më parë, fjalimi i tij ishte pa thumbat e ironitë që përshkruan fjalimin pararendës.
Gjesti i puthjes së dorës në fund të programit nga ana e tij u komentua shumë në media, ju si e interpretuat?
Thjesht si një gjest mirësjelljeje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti. (Panorama)