• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si duket fundjava në Zelandën e Re? Vesa Luma zbulon momentet më të lumtura pranë familjes së saj

Prej disa javësh, këngëtarja e njohur, Vesa Luma është zhvendosur në Zelandën e Re ku ndodhet pranë partnerit të saj, Big Basta dhe djalit, Lian. Prej disa kohësh ajo ka zbuluar gjithashtu se ka filluar një punë të re dhe se ndihet shumë e lumtur pranë më të dashurve të saj.

Pak minuta më parë Vesa ka ndarë me të gjithë pamjen e së shtunës nga familja e saj, ku duket se kanë zgjedhur ta shijojnë në natyrë. “Familje, kënaqësi, fundjavë”, ka shkruar Luma krah fotove ku dallohet se është duke luajtur me vogëlushin e saj.

Siç duket dhe nga fotografitë e publikuara, kjo është koha më produktive e Vesës pranë dy njerëzve më të dashur në jetën e saj./revistawho.com