• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si dukej Hygerta Sako 22 vite më parë? Moderatorja zbulon performancën më të veçantë

 

 

Hygerta Sako është kthyer ditën e sotme 22 vite më parë duke ndarë me të gjithë ndjekësit një video teksa ka performuar në festivalin e këngës në vitin 1997. Moderatorja ka shtuar se kjo performancë shkaktoi bujë për shkak se një drejtuese festivali këndonte dhe kërcente në të njëjtën kohë.
“Barbie Girl në festivalin e ‘97. Tani më duket komplet budallaqe si performancë, por atëherë 22 vite më parë, bëri bujë sepse për herë të parë një prezantuese guxonte të këndonte e të kërcente në skenë. Po si 20-vjeç që isha më lejohet. Mirë që nuk me morri zoti mendtë, të bëhesha këngëtare. Kjo video është një përshëndetje edhe të gjithë ata që janë shumë të vegjël edhe guxojnë të gjykojnë jetëgjatësinë time në televizion”, ka shkruar Sako krah videos. Menjëherë në llogarinë e Hygertës kanë mbërritur komente të ndryshme të cilat komplimentonjn performancën e moderatores.
Aktualisht Sako është një nga figurat më të rëndësishme të programeve sportive, duke drejtuar produksione të ndryshme./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B2Mo-OPA2nbYk9hC8MoiYY7AwQlrq6B-sV0ExY0/?igshid=bcao5bxg2s0q