• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shumë pranë ceremonisë martesore, Justin Bieber më i nervozuar se kurrë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë të martuar ligjërisht, por ata ende nuk e kanë realizuar ceremoninë martesore. Ata kanë planifikuar që dita e madhe të jetë më 30 shtator dhe po bëjnë të mundur që të jetë perfekte. Një burim ekskluziv ka zbuluar për ‘HollywoodLife’ se Justin e dashuron Hailey-n dhe se ai dëshiron që t’ia vërtetojë asaj se ata janë një çift i pandashëm. Këngëtari ndihet nervoz dhe shumë i emocionuar, por dëshiron që të jetë në formën e tij më të mirë në ditën e shënuar.
Nuk dihet ende se çfarë ka menduar dyshja për ditën e madhe, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.
Le të kujtojmë se ata kurorëzuan lidhjen e tyre më 13 shtator të vitit 2018 në qytetin e New York pak pasi Justin i propozoi Hailey në Bahamas./revistawho.com