• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Shumë gjëra në jetë janë të pamundura”, Fjolla Morina flet pas publikimit të baladës së saj të parë

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Fjolla Morina, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri, i cili është një bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi, e titulluar ‘Si ta pranoj’. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, Fjolla ka zbuluar se çfarë ka dashur të sjellë me këtë këngë dhe se kujt i është dedikuar ky projekt i këngëtares.

“Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurën tënde e kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhëmbin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për t’u shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse vetëm ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë, por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruajini njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendosini ata në dritën më të mirë”, ka shkruar Morina bashkangjitur fotos së shkëputur nga videoklipi më i fundit i saj.

Ndonëse ishim mësuar që Fjolla të sillte gjithmonë muzikë ritmike, ajo i befasoi të gjithë ndjekësit e saj me prurjen e një balade. Nuk dihet nëse këngëtarja do të vazhdojë të sjellë të tjera balada, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen.

Kujtojmë se Fjolla ka arritur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve për shkak të ekspresivitetit dhe deklaratave të saj gjithnjë të drejtpërdrejta./revistawho.com