• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shtypi francez i mahnitur: Qofsh i bekuar shqiptar, kthehu kur të duash

Pavarësisht se ishin tifozë shumë të zjarrtë, tifozët shqiptarë kanë treguar se dinë ta mbështesin kombëtaren dhe të festojnë, pavarësisht rezultateve negative ata ditën të tregojnë një sjellje qytetare ndaj rivalëve në këtë kampionat.

Tifozët shqiptarë ranë në syrin e të gjitha mediave për shkak të entuziasmit dhe sjelljes së tyre, ndërkohë që shumë tifozë të vendeve të tjera janë gjakosur e përlarë me njëri-tjetrin. “Shqiptarë kthehuni kur të doni”, shkruan një gazetë franceze.

“Një francez, një shqiptar, një francez, një shqiptar…rivalë të një mbrëmje por të bashkuar në një turmë të madhe, duke vërshuar drejt Velodromit. I pabesueshëm ambjenti që u formua përpara ndeshjes. Një ndeshje me rrezik të madh. Një rrezik i madh për kordat vokale. Sepse e vetmja përleshje rreth pijetoreve që bëhej ishin përplasjet e sloganeve në kor. Klasikja për francezët “Aux Armes! Aux Armes”, mbi të cilën shqiptarët përgjigjeshin “Shqipëri, Shqipëri, nuk ishte e lehtë të kuptohej. Por e rëndësishme dje ishte të kuptohej se francezët dhe shqiptarët po i jepnin të gjithë noblesën Euro-s, errësuar nga dhuna e rusëve dhe gomarllëqet e anglezëve. Shqiptari, dhuratë e bekuar për CRS(POLICIA FRANCEZE), kapur në flagrancë për gjallëri. Duke qeshur, duke bërë selfie. Një CRS duke dalë në foto me katër tifozë përpara një Snack-u në një rreth trafiku tek Prado. Historike! U stepëm kur pamë ulur përtokë një grup francezësh, por ishte thjesht një fillim i OLA-s, tifozat me krahë ngritur nga qielli duke brohoritur. E njohim shpirtin vëllazëror të francezit. Përkundrazi, dje zbuluam shqiptarin. Të dashur por jo shtypës, shovinist por jo urrejtës. Pastaj shqiptari kultivon një cilësi të madhe që e bën paqësor. Gruan! Aty ku anglezi shëtit me faqoren e alkoolit, shqiptari ecën me femër brune, të pashme. Të bukur si një gol i PAYET. Qofsh i bekuar shqiptar. Më i pastër se sheshi përpara kishës. I keqtrajtuar nga vesia, shqiptari vihet në radhë përpara WC mobile të Prados dhe pret, kur në të njëjtën rast anglezi do të derdhë vulgaritetin e tij në trotuar.