• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shtëpia e Bardhë është gati për Krishtlindje, Melania Trump zbulon pamjet nga ambientet e zbukuruara

Për pak ditë nisin festimet për Krishtlindje, ndaj pothuajse gjithë bota është gati me zbukurime dhe drita shumëngjyrëshe. Së fundmi edhe Shtëpia e Bardhë i është bashkuar shpirtit të festave, duke u zbukuruar në çdo cep të saj. Melania Trump ka zbuluar përmes një video të publikuar në rrjete sociale dekorimet e Shtëpisë së Bardhë, që duken po aq bukur si çdo vit tjetër. Një korridor i gjatë me një tapet të kuq të çon drejt dhomës kryesore ku është e vendosur pema e madhe e Krishtlindjes. Në video Melania shfaqet duke ecur drejt korridorit dhe më pas duke vrojtuar pemën e zbukuruar. Në të jepet edhe një pamje e detajuar e zbukurimeve të ambienteve të brendshme, që i kanë dhënë një tjetër imazh Shtëpisë së Bardhë. “Shpirti i Amerikës po ndriçon në Shtëpinë e Bardhë. Jam e lumtur të ndaj me ju këtë ekspozitë të bukur patriotizimi dhe e lumtur për çdokënd që do të shijojë bukurinë e sezonit të Krishtlindjes”, ka shkruar Melania në ‘Twitter’.

Ky postim vjen pas vizitës së Zonjës së Parë dhe bashkëshortit të saj për rastin e Ditës së Falenderimeve në Mar-a-Lago. /revistawho.com