• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shqipërinë e shohim me sytë e Ori Nebiajt, fotot nga ‘pushimet’ e saj do ju mahnisin

Ori Nebiaj bashkë me Flori Gjinin janë edhe këtë verë në ‘Pushime on Top’. Ata drejtojnë emisionin më të bukur të verës ku ndër të tjera promovohet Shqipëria dhe më të mirat që ajo ofron. Përveç transmetimit të përditshëm në ekran, Ori Nebiaj ka zgjedhur të publikojë imazhe të ndryshme nga momentet e xhirimeve, ose ato pak orë që ajo pushon.

Moderatorja na ka treguar një tjetër anë të Shqipërisë që jo shumë prej nesh e njohin. Duke nisur nga intervistat me personazhe të njohur, vizitat në vendet më të bukura të vendit tonë dhe deri tek sportet më të bukura të verës, Ori i ka provuar të gjitha.

Mjafton t’i hidhni një sy këtyre imazheve për të kuptuar se të gjithë do të donit të ‘pushonit’ si ajo këtë verë. Përtej lodhjes dhe punës së madhe që fshihet pas ‘Pushime On Top’, moderatorja e njohur na ka vërtetuar se puna e bërë me pasion jep përfitime dhe kënaqësi emocionale më të madhe seç mund ta mendoni. / revistawho.com 

CLOSE
CLOSE