• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Shoqet e ngushta të së ardhmes”, vajza e Sonit dhe Rezarta Shkurtës janë të pandashme njësoj si nënat e tyre

Soni Malaj dhe Rezarta Shkurta janë mike të mira prej vitesh dhe shoqëria mes tyre ka qenë përherë në qendër të showbiz-it shqiptar. Dy bukuroshet e ekranit duket se kalojnë shumë kohë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe këtë na e kanë lënë ta kuptojmë me postime të ndryshme në profilet përkatëse. Por pak orë më parë ato kanë zbuluar një detaj shumë të veçantë. Dy vajzat e tyre janë po ashtu shumë shoqe me njëra-tjetrën dhe ky është një detaj shumë i bukur. Pas postimit të një videoje nga mbrëmja në kinema për të parë ‘The Lion King’, zbuluam se Hera dhe Ana janë shoqet e ngushta të së ardhmes dhe ne mezi po presim t’i shohim teksa rriten së bashku.

Kujtojmë se Soni është disi më e rezervuar për të bijën, jo më kot fotot e tyre janë të rralla, ndërsa Rezarta është më e hapur në këtë aspekt. / revistawho.com