• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Shoh këtë pamje dhe i harroj të gjitha”, Fiori Dardha emocionon me fjalët për familjen

Fiori Dardha i ka dedikuar familjes së saj të vogël një shkrim ku shprehet si kurrë më parë për ta. Moderatorja është shfaqur në foton në fjalë me bashkëshortin dhe të birin, Abel rreth një tavoline, ndërsa krahas saj shkruan: “Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur (edhe qëllon) të grindem me “bashkësherrin”, të gjitha herët që ma sjell shpirtin në majë të hundës, të gjitha herët kur bën ndonjë veprim që mua s’më pëlqen… Shoh këtë pamje dhe harroj të gjitha herët kur Abeli bën prapësira, të gjitha herët kur përpiqem ta ushqej (Abelin) dhe ai s’e hap gojën, të gjitha herët kur nuk më bindet… etj, etj! Është familja! Më e shtrenjta në botë! (Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e kupton rëndësinë e familjes!)”.

Ndonjëherë mjafton një foto dhe pak fjalë për të shprehur gjithë çfarë mban shpirti dhe kur vjen puna tek familja të gjithë janë më të ndjeshëm dhe shumë më të dashur. Edhe me Fiorin duket se ka ndodhur e njëjta gjë, por ndjesitë i ka ndarë me publikun. Moderatorja publikon herë pas here momente krah Abel dhe bashkëshortit, por ky dedikim me siguri i ka emocionuar të gjithë. / revistawho.com