• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Shkëlqeu në ‘Met Gala’, por për Kim Kardashian dita e eventit nuk ka qenë aspak e qetë

Këtë vit Kim Kardashian ishte kryefjala e eventit të “Met Gala”, pasi veshja e saj ishte një ndër më të veçantat që ishte parë ndër vite. Ajo u shfaq e veshur me një fustan që dukej si e i lagur dhe Kim ngjante si një sirenë që sapo kishte dalë nga deti. Pavarësisht se ylli i televizionit ja arriti të fitonte vëmendjen e të gjithëve, duket se dita e “Met Gala” ka qenë më stresuesja në jetën e saj. Në një klip të “Keeping Up With The Kardashians” Kim ka treguar se gjatë asaj dite nuk është ndjerë aspak e qetë.

“Nuk e di pse kam gjithë këtë ankth për ‘Met Gala’, ndjej presionin dhe përgjegjësinë. Kjo është një situatë po aq nervozuese sa dasma ime. Ndoshta nervozohem kaq shumë, sepse atje bëhen foto nga të gjitha këndet”, shprehet Kim në videon ku tregon se bëhet gati për ‘Met Gala’. Megjithatë problemi i saj i vetëm nuk kanë qenë vetëm kamerat, por edhe vetë veshja. Më herët Kim Kardashian ka treguar se poshtë fustani të “Met Gala” ju desh të vishte një korse shumë të ngushtë dhe për shkak të kësaj more disa leksione për frymëmarrjen. /revistawho.com