• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Shivai tregon vështirësitë e rolit të ri: Nuk kisha kohë të përgatitesha

Në dhjetor seriali shumë i ndjekur “Bixhoz me dashurinë” përfundoi sezonin e tij të parë në Indi. Vetëm pak ditë më vonë në kanalin Indian star plus nisi transmetimin sezoni i dytë. Në sezonin e dytë shumë nga aktorët mungonin në serial, përveç Nakul Mehtës i cili luante rolin e Shivait. Nakul në sezonin e dytë luan një rol të ri dhe për ta luajtur këtë rol aktori tregon se ka pasur vështirësi pasi nuk ishte përgatitur. “Unë nuk e kisha luksin për t’u përgatitur për rolin e ri. Duhet të luaja një karakter më të ri në moshë sesa Shivai dhe ishte e vështirë të ndërroje imazhin tim me një tjetër. Xhirova për rolin e ri vetëm dy ditë më pas. Nuk kisha kohë as të ankohesha që lashë pas rolin e vjetër të Shivait të cilin e luajta për 3 vjet. Më mungon shumë kasti i vjetër por po mësohem të punoj edhe me aktorët e rinj. Njeriu mësohet. Kjo është jeta e artistit. Duhet të bësh role të ndryshme. Unë e marr si sfidë”-është shprehur Nakul Mehta në intervistën e tij më të fundit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE