• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shfaqje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, Olta Daku ofron të ardhurat e biletave për ta

Kanë qenë të shumta ndihmat e personazheve të njohur dhe jo vetëm, në vlerë monetare për të prekurit nga tërmeti. Së fundmi edhe Olta Daku ka ofruar diçka për t’ju ardhur në ndihmë familjeve më të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore. Aktorja e teatrit ka zbuluar se në fundjavë do të rikthejë shfaqjen “Shirli Valentina” dhe çdo e ardhur nga biletat e shitura do të shkojë për të prekurit nga tërmeti. Ajo ka treguar se këtë vendim e ka marrë bashkë me regjisoren e shfaqjes, Driada Dervishi. “Bashkë me Adën vendosëm që të ardhurat e ‘Shirli Valentinës’ që do të jetë këtë fundjavë, të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Me shpresën për të ndihmuar sadopak në këtë situatë të vështirë… Në 7 dhe 8 dhjetor ora 19:00 në ArTurbina (salla e madhe)”, ka shkruar Olta në postimin e saj.

“Shirli Valentina” është pëlqyer shumë nga publiku dhe me siguri tashmë që është edhe në shërbim të një kauze biletat do të shiten menjëherë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE