Ka vetëm 1 muaj dhe pak ditë që është publikuar bashkëpunimi midis Etnon dhe Genta Ismajli-it, dhe mesa duket pritshmëritë kanë qënë positive. Kënga “Shake it”, e cila u kthye në hit vetëm pak ditë pas publikimit, ka thyer rekord duke regjistruar gati 10 milion shikime në kanalit e “Youtube”. Nga ky rezultat është ekzaltuar edhe Genta Ismajli e cila ka publikuar në adresën e saj në “Instagram” shifrën e arritur.