• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Seriali më i ri turk ka në qendër një familje shqiptare, por aspak për mirë

Serialet turke tashmë janë nga më të famshmit nëpër botë. Me siguri kështu do të ndodhë edhe me të radhës, i cili do të quhet “Azize” dhe luhet nga aktorë shumë të njohur si Bugra Gulsoy apo Hande Ercel. Në qendër të historisë janë disa familje që kontrollojnë mafian dhe nëntokën. Në një intervistë, Bugra Gulsoy tregoi se në këtë serial ai është pjesë e një familjeje shqiptare dhe roli i tij quhet Kartal që në turqisht do të thotë shqiponjë, shkruan xing.al. Ndërsa Hande Erçel do luajë rolin e “Azize”, një infermiere e cila kërkon të hakmerret ndaj familjes shqiptare. Seali do të fillojë shumë shpejt në Turqi, brenda këtij muaji. Trailerin mund ta ndiqni në videon më poshtë.