• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Serena Williams krenare për vajzën, ka shenja për t’u bërë teniste e zonja njësoj si mami

Vajza 19-muajshe e tenistes së njohur Serena Williams, duket se po ndjek hapat e së ëmës. Serena ka vërtetuar se vajza e saj mund të ketë një të ardhme në tenis njësoj si ajo. Tenistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën ka treguar se vogëlushja e saj nuk luan me lodra njësoj si bashkëmoshatarët e saj, por luan me raketa tenisi. Alexis Olimpia shihet teksa merr një raketë e lëshon në tokë dhe shkon të marrë disa të tjera për të luajtur.

View this post on Instagram

History in the making….

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams) on

Reagimet nga ana e fansave ishin të shumta dhe të gjithë thoshin se kjo është një shenjë se Alexis në të ardhmen mund të sfidojë nënën e saj në tenis. Serena ka treguar shpesh se vajzën e saj e lë të lirë të bëj çfarë të dojë, por duke u rritur në një familje kampionësh siç duket ajo e ka të vështirë të dalë jashtë fushës së sportit. Kujtojmë se Alexis Olimpia është vajza e vetme e Serena Williams nga martesa e saj me Alexis Ohanian. /revistawho.com