• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Selena Gomez i tregon të gjitha në një këngë, i thotë Justin Bieber lamtumirë përgjithmonë

Selena Gomez ka publikuar së fundmi një projekt rë ri me titullin “Lose you to love me”. Kënga e saj duket se përmbledh të gjithë gjendjen shpirtërore të këtyre viteve të fundit të Selena-s. Fansat besojnë se përmes kësaj kënge Gomez i ka thënë lamtumirë përgjithmonë Justin Bieber dhe ka mbyllur kapitullin e historisë së tyre të dashurisë. Në një pjesë të “Lose you to love me”, Selena shprehet se u zëvëndesua brenda 2 muajsh dhe në fakt Justin nisi lidhjen e re me Hailey Baldwin vetëm pak kohë pas ndarjes nga këngëtarja. Në këngën e saj Gomez tregon se tashmë që është beqare është më e fortë dhe se e ka gjetur veten. “Më duhej të të humbisja ty që të gjeja veten/ Ky kërcim po më vriste ngadalë/ Më duhej të urreja ty që të doja veten”, thotë Selena në këngën e saj. Më pas ajo tregon se marrëdhënia mes tyre ka qenë toksike dhe se dikush kënaqej që e lëndonte. Prej vitesh Gomez dhe Bieber kanë pasur një lidhje shumë të vështirë për shkak të ndarjeve dhe bashkimeve të shpeshta. /revistawho.com