• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Selena Gomez i surprizon të gjithë, pas problemeve të shumta me të ëmën shfaqet e lumtur përkrah saj

Për muaj me radhë Selena Gomez ka qëndruar jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale, por së fundmi i ka surprizuar të gjithë me një nga ato fotot e rralla të saj. Artistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përkrah nënës dhe motrës 6-vjeçare. Të treja ato ishin të pranishme në 13 korrik në koncertin e Cyndi Lauper në “Hollywood Bowl”. Në imazhin e publikuar Selena shfaqej me një ‘make up’ minimalist dhe shumë e qetë përkrah motrës dhe të ëmës.

Këngëtarja e njohur nuk ka pasur një marrëdhënie perfekte me nënën e saj, por duket se tashmë gjërat mes tyre po shkojnë më së miri. Selena e nisi karrierën nën menaxhimin e të ëmës, por vite më vonë vendosi të ndahej prej saj për të arritur në një tjetër nivel profesional. Më pas në 2017-tën kur Gomez vendosi të rikthehej me Justin Bieber, pati probleme të shumta me nënën. Megjithatë tashmë që Selena ka rregulluar çdo gjë në jetën e saj dhe është më e qetë nga ana e shëndetit mendor duket mjaft e lumtur përkrah të ëmës. /revistawho.com