• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Selena Gomez i bashkohet kolegeve të saj, shumë shpejt me produktet e veta në fushën e bukurisë

Selena Gomez është duke u përgatitur për të sjellë linjën më të re të produkteve të kozmetikës për të gjithë fansat e saj. ‘Hollywoodlife’ shkruan se këngëtarja e njohur do të lançojë linjën e saj të kremrave për trupin, shampot, produktet e kujdesit ndaj flokëve, lëkurës, parfumet dhe çdo produkt tjetër bukurie. 27-vjeçarja ka treguar dhe më parë se gëzon një pasion shumë të madh për fushën e bukurisë, ndaj ka vendosur të sjellë në treg dhe linjën e saj të ‘makeup-eve’.

Gomez nuk ka bërë të ditur një datë rreth këtij projekti, megjithatë ajo pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Selena nuk është i vetmi personazh publik nga ‘showbiz-I’ i huaj, që ka vendosur të përfshihet në biznes edhe në këtë formë. Emra të njohur, si Kylie Jenner, Kim Kardashian, Rihanna apo Lady Gaga kanë prezantuar për publikun linjën e tyre të produkteve të kozmetikës./revistawho.com