Era dhe Nora Istrefi janë dy personazhe shumë të dashura për publikun shqiptar. Pavarësisht se të dyja janë shumë të suksesshme me projektet e tyre solo, duke se motrat do të bashkohen dhe do të sjellin së shpejti një duet. Kënga e re do të titullohet ‘Nuk e di’ dhe duket se do të publikohet më shpejtë nga sa e kishim menduar. Era ka zbuluar për ‘Prive’ se xhirimet e videoklipit janë në përfundim. Kjo këngë në fakt, është inçizuar një vit më parë nga vetë Era, por duke qenë se për Norën kjo ishte kënga e saj më e bukur, këngëtarja kishte vendosur ‘ta ftonte’ motrën e saj një bashkëpunim. Duket se përveç angazhimeve, këngëtaret kanë punuar fort që videoklipi të dalë sa më bukur dhe të pëlqehet shumë nga fansat e tyre. “Kënga është inçizuar një vit më parë me Klejdi Dukën. U inçizua në shqip sepse ashtu e ndjemë”, është shprehur Era duke zbuluar kështu se bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt kanë qenë gjithashtu shqiptarë. Ashtu si për fansat e tyre, edhe për Erën ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të. Në videoklip motrat duken me ‘look-e’ të ndryshme dhe sigurisht, duken bukur si gjithmonë./revistawho.com