• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme, Lart e poshtë

Së shpejti me një album të ri, Stine rrëfen: Kjo këngë është për “ndarjen e shekullit”

Në një rrëfim special për emisionin “Pasditja Ime”, Stine ka treguar shumëçka për karrierën dhe jetën e tij. Në intervistën përballë gazetarit Eraldo Rexho, këngëtari ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij më të ri, që përmban 20 këngë. Dy prej tyre Stine i ka publikuar në platformat muzikore dhe pjesën tjetër pritet t’i nxjerrë në javët në vazhdim. Njërën prej këngëve të albumit, kantautori e ka treguar përgjatë një shëtitjeje me makinë me kamerën e “RTSH”. Kënga titullohet “S’ka më ti dhe unë” dhe duket se për këngëtarin mbart një kuptim shumë të veçantë. “Kjo është kënga ’S’ka më ti dhe unë’ dhe këtu flas për atë ndarjen e shekullit”, – tregoi Stine. Nga aq sa u dëgjua në emision, fabula flet për një çift që i ka dhënë fund papritur marrëdhënies dhe që pas ndarjes nuk mbetet asgjë mes tyre, por vetëm një këngë. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Stine i dha fund martesës me bashkëshorten e tij, Graciela, me të cilën ka dhe një vajzë. /revistawho.com