• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Së shpejti do bëhet nënë dhe as në muajin e 7-të të shtatzënisë Floriana nuk heq dorë nga puna

Floriana Garo shumë shpejt pret që të bëhet nënë për herë të dytë. Moderatorja simaptike një muaj më parë zbuloi se është në pritje të një djali, duke ju bërë kështu realitet ëndrra e saj. Tashmë Floriana është në muajin e shtatë të shtatzënisë, por pavarësisht kësaj nuk ka hequr dorë nga punët e saj të biznesit. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto, në të cilën dallohet qartë barku i rrumballakosur dhe nuri i shtatzënisë. Ajo ka treguar se është duke e shijuar shumë këtë periudhë, edhe pse vazhdon të ndjekë punën rregullisht. “Duke shijuar shtatzëninë time dhe gjithmonë duke punuar”, ka shkruar Floriana.

Megjithëse asaj i duhen edhe fare pak muaj që të sjellë në jetën fëmijën e saj, nga fotografia duket se pritja e ëmbël nuk ka ndikuar shumë në pamjen e moderatores. Kujtojmë se një vit më parë Garo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë, të cilën vendosi ta pagëzonte me emrin Adia. /revistawho.com