• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Së shpejti baba, Alfio Rrotani i dedikon fëmijës tatuazhin më të bukur që kemi parë

Në muajin shtator Fatma Methasani konfirmoi lajmet e shtatzënisë përmes një fotografie shumë të ëmbël me Alfion. Ajo shihej duke mbajtur në duar një eko të fëmijës dhe tregoi se shumë shpejt do të bëheshin 3.

Muajt e pritjes së ëmbël kanë qenë mjaft special për çiftin e njohur, të cilët po presin me padurim ardhjen në jetë të bebes. Jo vetëm për Fatmën, por edhe për Alfion duket se ky moment është shumë emocionues, ndaj ka vendosur që ta ketë gjithmonë të gdhendur në trup si kujtimin më të bukur. Shefi i kuzhinës ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shihet se ka bërë si tatuazh një tullumbace që mban brenda një zemër dhe që lexon “Baba”. “Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste unë dua t’i mbaj në lëkurë. Mezi po të pres. Baba së shpejti”, ka shkruar Alfio përkrah postimit të tij.

Dyshja e njohur nuk e kanë zbuluar ende gjininë e fëmijës, sepse ata duan ta shijojnë në privatësi këtë ngjarje të rëndësishme në jetë. /revistawho.com