• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Scott Disick nuk dëshiron t’i propozojë Sofia Richie derisa Kourtney të martohet

Scott Disick dhe Kourtey Kardashian ruajnë një marrëdhënie të mirë, ndonëse dyshja i dha fund martesës së tyre në vitin 2015. 36-vjeçari është në një lidhje prej disa kohësh me modelen 20-vjeçare, Sofia Richie, me të cilën ka menduar që në të ardhmen të kurorëzojë dashurinë në martesë. Megjithatë Scott është shprehur se do të ndihej më i qetë nëse ish-partnerja e tij, Kourtney do të martohej e para.

Ai ka treguar se mendon se do ta lëndonte atë dhe fëmijët, në rast se do të vendoste të martohej para mamasë së fëmijëve të tij. Burime pranë familjes miliardere kanë shtuar se një ditë Kourtney do të vendosë të martohet, ndonëse ka një tip paksa të vështirë.

Kujtojmë se Richie, Disick dhe Kardashian gëzojnë një raport shumë të mirë. Ata kanë udhëtuar shpesh herë së bashku me fëmijët në destinacione të ndryshme udhëtimi për të pushuar dhe relaksuar pranë njëri-tjetrit./revistawho.com