Sara Hoxha zbuloi pak ditë më parë lajmin e bukur të shtatzënisë së dytë. Pas London që aktualisht është 3 vjeç, një motër ose vëlla tjetër po vjen dhe çifti i njohur i showbiz-it nuk mund të ishin më të lumtur. Megjithëse e ka mbajtur të fshehtë prej muajsh, tashmë Sara ka vendosur të jetë pak më e hapur me publikun. Pak orë më herët ajo postoi një tjetër foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Muajin që shkoi”,-ka shkruar ajo, duke treguar kështu si dukej në ditët kur lajmi ende nuk ishte bërë publik.
Ajo që bie shumë në sy, krahas lumturisë që i lexohet në fytyrë është fakti që pavarësisht pritjes së ëmbël, Sara vazhdon të jetë në formë të mirë fizike.
Kujtojmë se kjo foto është shkëputur nga pushimet me Ledionin dhe Londonin në Maldive, muajin që shkoi. /revistawho.com