• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Teknologji

Samsung prezanton pajisje të reja, detajet e tyre sjellin teknologjinë e fundit në treg

Dy ditë më parë e gjithë vëmendja e mediave dhe e adhuruesve të teknologjisë ishte drejt San Francisco, ku u prezantuan të rejat nga kompania gjigande Samsung. Më në fund pas një pritjeje të gjatë u prezantuan: Galaxy S10, linja më e re e smartphone-ve premium, i shumëprituri Galaxy Fold dhe tre aksesorët më të rinj të Samsung për një jetë sa më të balancuar dhe plot konektivitet, përkatësisht, Galaxy Watch Active (ora), Galaxy Fit dhe Galaxy Buds wireless (kufjet).

Për të gjithë ju që dashuroni teknologjinë dhe veçanërisht produktet e markës së njohur, sot do ju prezantojmë të gjitha detajet që i bëjnë kaq të veçanta këto produkte. Duke theksuar sërish se gjithçka këto produkte mbartin është teknologjia e fundit dhe vihet ën shërbimin tuaj, për të lehtësuar jetën dhe përditshmërinë tuaj.

Samsung Galaxy S10

Ekrani

Galaxy S10 është ndërtuar me ekranin më të mirë deri më sot nga Samsung, që është edhe i pari ekran në botë ‘AMOLED Dinamik’. Si celulari i parë i certifikuar HDR10 +, ekrani sjell në jetë përmbajtjen digjitale dhe falë hartimit dinamik të tonit, do të shihni një gamë më të gjerë ngjyrash për një pamje të shkëlqyer dhe realiste. ‘AMOLED-i Dinamik’ i Galaxy S10 është gjithashtu i certifikuar nga ‘VDE’ dhe verifikuar nga ‘DisplayMate’, duke ju siguruar se do të mund të shijoni ngjyrat jashtëzakonisht të sakta në një telefon celular, madje edhe nën rrezet e forta të diellit. Për më tepër, ‘AMOLED Dinamik’ zvogëlon dritën blu falë ekranit për Komfortin e Syrit të certifikuar nga ‘TÜV Rheinland’, pa kompromentuar cilësinë e figurës ose shtuar filtra.

Ky ekran ka të parin skaner ultrasonik për gjurmët e gishtave  që lexon konturet 3D të gjurmës tuaj fizike dhe jo vetëm një imazh 2D të tyre, për një mbrojtje më të mirë ndaj imitimeve. Me certifikimin e parë të ‘FIDO Alliance’ për Komponentët Biometrikë në botë, ky autentifikim i biometrikës i gjeneratës së ardhshme ofron mbrojtje të ngjashme me një kasafortë për të mbajtur pajisjen tuaj të sigurt.

Kamera

  • Lente ultra të gjëra: Për herë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjerë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni.
  • Regjistrimi i videove: tepër të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë: Galaxy S10 ofron regjistrim super të qëndrueshëm me teknologjinë e stabilizimit digjital. Nëse jeni duke kërcyer në mes të një koncerti të mahnitshëm ose duke u përpjekur të regjistroni çdo detaj të një udhëtimi me biçikletë me në një rrugë plot gropa dhe gunga, ‘Super Steady’ ju lejon të kapni momentin. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë me cilësi të lartë deri në UHD dhe për herë të parë kamera e pasme ju jep fleksibilitet për të regjistruar në HDR10 +.
  • Kamera AI: Galaxy S10 i bën tiparet tashmë smart, akoma më të sakta me një Njësi të Përpunimit Nervor (NPU) kështu që ju mund të kapni fotografi të kalibrit profesionit të denja për t’u ndarë për të tjerët pa pasur nevojë të zgjidhni manualisht cilësime të përparuara të kamerës.

Performanca

  • Wireless PowerShare: Samsung prezanton ‘Wireless PowerShare’ në Galaxy S10, duke bërë të mundur që të karikohen me lehtësi telefonat smart me çertifikim Qi si dhe pajisje të përputhshme të cilat mund të përdoren si aksesorë. Përveç kësaj, Galaxy S10 është i aftë të karikojë veten dhe një pajisje të dytë në të njëjtën kohë nëpërmjet Wireless PowerShare , në mënyrë që të mos keni nevojë të merrni me vete karikuesin e dytë në udhëtimet tuaja.
  • Performanca inteligjente: Softueri i ri AI në Galaxy S10 automatikisht optimizon baterinë, CPU-në, RAM-in, madje dhe temperaturën e pajisjes bazuar në mënyrën se si e përdorni telefonin dhe vazhdon të mësojë dhe të përmirësohet me kalimin e kohës. Duke shfrytëzuar aftësitë AI, Galaxy S10 gjithashtu mëson se si e përdorni pajisjen tuaj që të jetë në gjendje për të lançuar aplikacionet më të përdorura më shpejt.
  • Wi-Fi Inteligjente: Galaxy S10 vjen me Wi-Fi Inteligjente që lejon një lidhje të pandërprerë dhe të sigurt duke kaluar automatikisht midis Wi-Fi-së dhe LTE-së, si dhe duke njoftuar për lidhjet Wi-Fi potencialisht të rrezikshme. Galaxy S10 gjithashtu mbështet standardin e ri Wi-Fi 6, duke bërë të mundur që performancë më të mirë Wi-Fi kur pajisja lidhet më një router të përputhshëm.
  • Rutina Bixby: Në Galaxy S10, Bixby automatizon rutinën tuaj dhe ofron rekomandime të personalizuara për të lehtësuar jetën tuaj. Me rutinat e paracaktuara dhe të personalizuara, siç janë ato për drejtimin e makinës dhe ato para gjumit, të cilat përshtaten sipas zakoneve tuaj, Galaxy S10 i bën gjërat më të thjeshta duke zvogëluar automatikisht nevojën për komandimin e pajisjes dhe duke ju kursyer kohë.

5G

Ashtu siç bëri me 2G, 3G dhe 4G, Samsung po kryeson me 5G-në, për të cilën po punon me shpërndarësit më të mëdhenj për të zhvilluar dhe vendosur teknologjinë e rrjetit 5G.

Me Galaxy S10 5G, konsumatorët në një rrjet 5G mund të shkarkojnë një sezon të plotë të një shfaqjeje televizive në vetëm disa minuta, të luajnë lojëra me grafike të pasur pothuajse pa asnjë vonesë, të shijojnë eksperienca të përmirësuara të VR dhe AR dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen me anë të video-thirrjeve në kohë reale 4K.

Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e.

Para-porositja e Galaxy S10, Galaxy S10+ and Galaxy S10e fillon nesër, më 21 Shkurt 2019. Për një kohë të limituar dhe në vende të caktuara, konsumatorët që para-porosisin një Galaxy S10 ose një Galaxy S10+, do të marrin dhuratë një palë kufje Galaxy Buds me vlerë $129.99.

Samsung Galaxy Fold

Galaxy Fold është në një kategori më vete. Ofron një lloj të ri të përvojës mobile duke i lejuar përdoruesit të bëjnë gjëra që nuk mund të bëjnë me një smartphone të zakonshëm.

  • Material i ri ekrani: Ekrani i brendshëm nuk përkulet thjesht. Përthyhet. Përthyerja është një lëvizje më intuitive, dhe një risi më e vështirë për të ofruar. Samsung shpiku një shtresë të re të polimerit dhe krijoi një ekran rreth 50 për qind më të hollë se ekrani tipik i smartphone. Materiali i ri e bën Galaxy Fold fleksibël dhe të fortë, i ndërtuar për të jetuar gjatë.
  • Mekanizmi i ri Hinging: Galaxy Fold hapet normalisht dhe natyrisht, si një libër, dhe mbyllet në një formë të rrafshtë dhe kompakte me një klikim të kënaqshëm. Për të arritur këtë, Samsung ka ndërtuar një nyje të sofistikuar me ingranazhe të shumëfishta. Ky sistem është i vendosur në një pozicion të fshehur për një paraqitje sa më elegante.
  • Elementë të rinj të dizajnit: Nga ekrani, tek çdo element që mund të shihni dhe prekni – Samsung nuk la asnjë gur pa lëvizur. Skaneri i gjurmëve të gishtave gjendet në anën ku gishti i madh qëndron në mënyrë të natyrshme, kështu që pajisja hapet shumë më lehtë. Dy bateri dhe komponentët shpërndahen në mënyrë të barabartë, kështu që Galaxy Fold ndjehet i balancuar në duart tuaja. Ngjyrat me një lustër unike – E Argjendta Hapësinore, E Zeza Kozmike, E Gjelbërta Marsiane dhe Bluja Astro  – dhe nyja e gdhendur me logon e Samsung kompletojnë përshtatjen elegante.

Galaxy Fold është më shumë se një pajisje mobile. Është një portë për një galaktikë të tërë të pajisjeve dhe shërbimeve të ndërlidhura që Samsung ka zhvilluar gjatë viteve për ta bërë më të lehtë për konsumatorët që të bëjnë gjërat që nuk mund të bënin më parë. Bashkë me Samsung DeX  për më shumë energji produktive e me një eksperiencë si PC. Bixby mbështetet me funksionalitete të reja të inteligjencës personale si Bixby Routines për të ndihmuar në parashikimin e nevojave tuaja dhe Samsung Knox do t’i mbajë të dhënat dhe informacionin tuaj të sigurt. Nga përdorimi i telefonit tuaj për të bërë blerje me Samsung Pay, për të përdorur Samsung Health për të menaxhuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj, ekosistemi Galaxy është atje për të ndjekur gjithçka pas të cilës jeni të pasionuar.

Galaxy Fold do të jetë në dispozicion në LTE dhe 5G në çerekun e dytë të vitit 2019.

Galaxy Watch Active, Galaxy Fit / Galaxy Fit dhe Galaxy Buds

Galaxy Watch Active: Aty ku Stili takon Sportin

Mbani nivelet e stresit tuaj në kontroll dhe udhëhiqini veten drejt shëndetit afatgjatë. Ju mund të filloni të ushtroni frymëmarrjen për t’ju sjellë përsëri në ekuilibër direkt nga “widget-i” i stresit.

Galaxy Watch Active zbulon automatikisht kur drejtoni, biçikletë, vraponi, kryeni stërvitje eliptike, ose nisni një stërvitje dinamike. Mund të angazhoheni manualisht në më shumë se 39 aktivitete, të përcaktoni qëllimet e përditshme dhe të monitoroni progresin tuaj.

 

Galaxy Fit dhe Galaxy Fit e: Fitnes i përditshëm për të gjithë 

Galaxy Fit dhe Galaxy Fit të hollë dhe modern,  mundësojnë një monitorim të thjeshtë dhe intuitiv për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të fitnesit. Galaxy Fit dhe Galaxy Fit automatikisht fillojnë monitorimin e aktivitetit tuaj kur ecni, vraponi, ngisni biçikletën, kryeni trajnim eliptik  ose filloni një stërvitje të përgjithshme dinamike. Ju gjithashtu mund të zgjidhni manualisht nga më shumë se 90 aktivitete të ndryshme në aplikacionin Samsung Health në smartphone tuaj dhe Galaxy Fit / Galaxy Fit e do të fillojë automatikisht të ndjekin stërvitjen tuaj të zgjedhur. Plus, me analizën e gjumit dhe menaxhim të mençur të stresit, ju mund të monitoroni mirëqenien tuaj në çdo kohë të ditës.

Galaxy Buds: Shoqëruesja e stilit të jetesës në vesh 

Galaxy Buds ofrojnë një përvojë të lartë dëgjimi, me tingull NAKG. ‘Enhanced Ambient Sound’ ju lejon të dëgjoni zhurmat në ambientin tuaj qartësisht edhe kur pajisjet janë në vesh, kështu që ju mund të mbeteni të vetëdijshëm për mjedisin përreth në të njëjtën kohë kur merrni një telefonatë ose dëgjoni meloditë tuaja të preferuara. Tingulli Premium shtrihet edhe në tingullin e zërit tuaj. The Adaptive Dual Microphone përdor një mikrofon të brendshëm dhe një mikrofon të jashtëm në çdo pajisje, kështu që mund t’i jepni qartësi zërin tuaj si në të dy ambientet me zhurmë ashtu edhe në ato të qeta.

Nëse adhuroni vërtetë teknologjinë dhe dëshironi një smartphone të ri, ju sugjerojmë të merrni në dorën tuaj këto pajisje./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE